Gavazaj konfirmon largimin nga Kukësi, flet për të ardhmen e tij
Enis Gavazaj nuk është më futbollist i Kukësit. Ai nga Dinamo Minks vitin e kaluar iu bashkua skuadrës shqiptare, por këtë edicion vendosi të ndahet për të nisur një aventurë të re.
Gavazaj në një bisedë për “Zeri.info” ka thënë se nga Kukësi u larguan pas një marrëveshje të dyanshme me skuadrën shqiptare.
“Vendosem ta prishim bashkëpunimin në mënyrë të dyanshme pasi edhe mbaruan ndeshjet e Evropës”, ka thënë Gavazaj për “Zeri.info”.
Mesfushori prizrenas që ka karrierë edhe në kampionatin belg te Gent e Roeselare si dhe në Rusi te Yenisey Krasnoyarsk ende nuk ka vendosur se ku mund të luajë, duke mos përjashtuar asnjë mundësi as edhe rikthimit në futbollin kosovar.
“Nuk e kam menduar tani për tani. Ende nuk kam vendosur për të ardhmen ende”, ka përfunduar Gavazaj.