Gazetari i Euronews Albania denoncon kërcënimin nga truproja e Kurtit, thotë se ndodhi në prani të Kryeministrit
Kosovë Gjoci, gazetar në Euronews Albania, ka rrëfyer për një kërcënim që i erdhi sot nga truproja e kryeministrit Kurti, gjatë deklarimit të tij për media pas takimit me emisarin Miroslav Lajçak.Derisa po prisnin për deklarim nga Kurti, Gjoci tha se gazetarëve iu kërkua të hapnin rrugë. Ndonëse ata u distancuan, Gjoci ka thënë se njëri nga truprojat e Kurtit e shtyu me krahë dhe ia rrëzoi pajisjet në tokë, shkruan gazeta online Reporteri.net.“Pavaresisht qe ne momentin qe na u tha me liru rrugen, une me koleget e tjere filluam mrena mundesive momentale qe ishin me kriju hapesire qe ata me leviz, njeri nga truprojat me shtyu me dore dhe me keta rast mi rrezoi te gjitha pajisjet ne toke, te cilat normalisht qe edhe u rrezikuan qe te thyhen e prishen”, shkroi ai në Facebook.“Ky veprim ke totalisht i panevojshem edhe i papranueshem per kete arsye edhe e qujata sjellje idiotike, per cka nuk kam ndryshu mendje as tash”.Si për të mos mjaftuar kaq, Gjoci tregoi se një pjesëtar tjetër i mbrojtjes së Kurtit iu afrua dhe e kërcënoi në sy të të gjithëve, derisa vetë kryeministri nuk pati asnjë reagim.“Ajo cka me bani pershtypje, pervec sjelljes idiotike te ketyne dy pjestareve te mbrojtjes e afert te KM, ishte fakti qe edhe pse shumicen e kesaj situate z. Kurti e pa edhe e degjoi, thjesht e injoroi edhe ne ate moment edhe masi doli me fol para neve”, tha gazetari. Gjoci shtoi se në karrierën e tij 20-vjeçare si gazetar, duke përcjellur nga afër institucionet e shtetit, një incident i tillë nuk i kishte ndodhur ndonjëherë. /Reporteri.net/.