Gazetarja e TV Syri thotë se vetura e ekipit u sulmua me plumb në Zveçan

                           Një tjetër sulm është raportuar të ketë ndodhur ndaj gazetarëve derisa po raportonin nga vendi i ngjarjes gjatë protestave në komunat veriore.Vetura e mediumit TV Syri nga Gjakova është goditur me një plumb në Zveçan.Nga fotografitë që kanë ardhur në redaksi të Reporteri.net, shihet se plumbi ka goditur pjesën e pasme të veturës.Gazetarja e mediumit, Alba Ajdini, i tha gazetës online Reporteri.net se nga ky sulm nuk ka pasur të lënduar.Kujtojmë, se ky nuk është i vetmi rast i sulmeve ndaj gazetarëve në veri të Kosovës. Të hënën, plot shtatë raste të sulmeve të tilla janë raportuar gjatë ditës. /Reporteri.net/.