Gazmend Freitag- Unë realizova portretin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani!

Ndjehem shumë i kënaqur me faktin që Kosova ka një presidente si Vjosa Osmani. Me këtë portret, dëshiroj ta urojë dhe të shprehi respektin tim për presidenten e Kosovës. Jam shumë i lumtur që Kosova ka një grua për Presidente. Me Zonjën Vjosa Osmani e shoh një shans për të ngritur rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Unë besoj shumë se barazia gjinore e ndihmon shumë shtetin në çdo aspekt dhe besoj se Vjosa do të bëjë shumë për integrimin sa më të madh të gruas në politikë si dhe rrjetizimin dhe punësimin e grave. Me portretin e saj, përcjell mesazhin e urimit tim për Presidenten e Kosovës! /QendraPress/