Gent Cakaj la pozitën e ministrit, flet Edi Rama

0

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, i ka ofruar kryeministrit, Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm.


Pas dorëheqjes, Edi Rama ka falënderuar Gentin për punën e deritanishme, ndërsa ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të punojnë së bashku në Kryeministri.

“Dua ta falënderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit”, ka thënë Rama përmes një postimi në Twitter,shkruan Reporteri.net.

Rama ndërkaq ka bërë të ditur se Olta Xhaçka është emëruar ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.

Kurse Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *