Gërvalla për idetë rreth shkëmbimeve të territorit: Tezat e tilla janë të rrezikshme

0

????????????????????????????????????

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla tha sot se është i papranueshëm çfarëdo opsioni për ndarjen territoriale apo shkëmbime territoriale si mundësi për zgjidhjen e problemeve në rajon.Gërvalla duke iu referuar një ‘shkrimi’ ditë më parë lidhur me mundësinë për shkëmbime territoriale në rajon tha se tezat janë të rrezikshme dhe duhet të gjitha palët të jenë të kujdesshme sepse në këtë formë nxiten konflikte të reja të cilat për rajonin janë të panevojshme.“E kemi ndjek me shumë shqetësim daljen në media të letrave të tilla, tezave të tilla që vetëm thjesht përmendja e tyre është e rrezikshme për rajonin… Në vitin 2018 kemi pas tendenca për gjetjen e zgjidhjes përmes shkëmbimeve territoriale, ndarjen e vendeve në vija etnike.Për ne është shumë e qartë, nuk është asnjë opsion ajo çfarë shkruhet në letra të tilla pavarësisht se kush janë autorët dhe pavarësisht a janë menduar si teza për t’u diskutuar apo për tu implementuar.Qëndrimi jonë është i qartë. Tezat janë të rrezikshme dhe duhet të gjitha palët të jenë të kujdesshme sepse në këtë formë nxiten konflikte të reja të cilat për rajonin janë të panevojshme”, tha ajo pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.Ndërkaq, edhe Osmani tha se nuk duhet rënë në kurthin e lidhjes së autorësisë me Sllovenin pasi një gjë e tillë është demantuar nga vet Sllovenia mike.“Sllovenia është mbështetëse e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Nuk është korrekte ta lidhim këtë dokument me Sllovenin.Sa i përket përmbajtjes qëndrimi jonë është i prerë se në Ballkan janë përdorur shumë modele në trajtimin e çështjeve etnike.Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesit në rajon.Alternativa e vetme për paqe të qëndrueshme është zgjerimi i NATO-snë rajon dhe integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *