Gërxhaliu: Arroganca e pushtetit do t’i kushtojë Kosovës në imazh

                         Distanca e pushtetit ndaj sektorit privat në vend demotivojë investitorët e huaj në Kosovë dhe nuk mund të ketë investime të huaja në qoftë se nuk mbështetët biznesi vendor, kështu thotë eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu.Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu shprehet se kriza ekonomike në Kosovë e ka një hov rritës e cila po ndikon edhe në aspektin social. Ai ka komentuar edhe deklaratat e qeveritarëve për indikatorët ekonomikë, ku thotë se nuk duhet të mashtrohen qytetarët me shifra.“Kriza ekonomike në Kosovë e ka një hov rritës e cila po ndikon edhe në aspektin social, mirëpo ajo çka është më shqetësuese se te qytetarët ka revoltë dhe pakënaqësi që po manifestohet përmes sindikatave. E kemi në njërën anë qeverinë që paralajmëron dhe promovon të arriturat dhe rezultatet pozitive të indikatorëve ekonomikë, e në anën tjetër inflacioni ka arritur në 19.2 % sipas Bankës Botërore, dhe e tëra kjo vërtet e ka futur një skepticizëm tek qytetarët për një jetë më të mirë dhe për një ardhmëri më stabile. Dhe kur krejt kësaj i shtohen edhe debatet e fundit në relacion Kosovë-Serbi ku promovohet armatimi, ku përmenden termat e ndershëm për luftë dhe dukuri të tjera negative, druaj që të gjitha këto procese edhe më tepër po e rrisin pakënaqësinë e skepticizmit tek qytetarët dhe nuk duhet të na habisë fakti që sot në Ballkanin Perëndimor shumë më tepër tentohet të largohen të rinjtë dhe kuadrot e reja se sa të mbesin në Kosovë. Prandaj është koha kur duhet të kemi dialog të mirëfilltë publiko-privat dhe jo për t’u larguar”, thekson ai.