Gëzim në familjen e Ukshin Hotit, djali i tij Andini po bëhet baba për herë të parë
Pak muaj pas kurorëzimit, Andin Hoti ka dhënë lajmin e mirë. Ai dhe bashkëshortja e tij po bëhen prindër për herë të parë.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se nuk ka menduar që ekziston gëzim kaq i madh sa ky që mori vesh se do të bëhet prind.“Jeta mka sfidu me plotë gëzime dhe hidhërime. Kam pasur gëzime të tilla sa kam menduar që nuk ekziston diçka më shumë se ai gëzim… deri sa u nise ti BIRI IM! Asnjëherë nuk e kam besuar që ekziston një gëzim kaq i veçantë, një ndjenjë që nuk përshkruhet me asnjë fjalë, një fuqi brenda vetës që vetëm TI ma solle! Ti që po i jep kuptim jetës! Po i njeh frymmarrjet deri sa t’del ti në këtë botë, epiqendra ime”, shkroi ai.