Gëzuar 25 vjetorin e themelimit- Shkruan; Genc Prelvukaj, kanditat doktorature i Historisë
Rreth tri decenie më parë, kur shpresat për ditë të mira ishin venitur, kur të braktisur e harruar kishim prekur themelet e depresionit, atëherë kur lirisë ia kishim harruar erën, u ngrit një bashkësi e shqiptarëve patriotë dhe rrëmbeu armët.
Për kaluar shumë kohë, duke goditur secilën bazë e konvoj ushtarak serb, këta njerëz dërguan sinjale në katër anët e botës që shpirti i rezistencës së shqiptarëve të Kosovës ishte gjallë.
Më pas, të stolisur me ëmblemën më të bukur të kohës, rreshtuan me mijëra njerëz në front, duke ngritur në këmbë edhe fuqitë politike të botës. Si epilog, Kosova e gjakosur dhe e grirë nga sundues të shumtë, u çlirua njëherë e mirë.
Në ditët e para të paqës, kjo strukturë e e armatosur, e njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u demilitarizua. Detyra e parë ishte bërë dhe duhej një ristrukturim për të dytën. Në këtë kontekst, nga bërthama e kësaj force ushtarake, u krijua një organizatë politike, e cila më vonë u njoh si Partia Demokratike e Kosovës.
E vënë në vështirësi nga rrethanat e kohës, shpesh e sulmuar nga eksponentë me deficit në raport me edukatën kombëtare, e goditur nga propaganda, partia e re nuk triumfoi nē proceset e para elektorale.
Mirëpo struktura e saj nuk u thye. Reflektoi mbi mangësitë eventuale, plotësoi radhët, akumuloi rrymë të re, u përfshi në debatet politike dhe më 2007 fitoi zgjedhjet.
Një vit më pas, nën drejtimin e PDK-së, kuvendarët e shoqërisë politike vendore shpallën Kosovën shtet të pavarur duke mbyllur përgjithmonë derën e vuajtjeve dhe pushtimit.
Ndërkohë PDK realizoi projekte të mëdha kapitale të cilat në atë kohë, nuk kishin shembuj analogë në rajon. Pati progres në arsim, infrastrukturë, diplomaci, kulturë, bujqësi, energjetikë e kudo tjetër. Kosova kishte vënë themelet e saj.
Mirëpo disa vite më vonë, ky formacion merr goditje të rëndë, meqenëse dy figurat historike dhe qëndore të saj largohen për në Hagë, për të dokumentuar pastërtinë e luftës. Për ta mbyllur atë kapitull njëherë e mirë.
Veçse trashëgimia e tyre politike nuk u rrënua. Partia Demokratike e Kosovës dhe struktura e saj qëndroi mbi të gjitha sfidat. Sepse historia dhe vlera e saj është aq e madhe sa që nuk ka stuhi që e ulë në gjunj.
Kemi marrë disa plagë por i kemi lidhur mirë. Flamujt tanë tani shtegtojnë në rrugën drejt triumfit. Sepse Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet bërthama dhe shtylla e shtetit.
Gëzuar 25 vjetorin e themelimit.