Gjaku i dëshmorëve Buqa në ‘’Arbanë’’ në 22 Vjetorin e rënies, përkujtohet edhe si amanet për atdhe e liri.

0

Pikërisht sot , mbushen plotë  22  që  jehona e dëshmorëve të  familjes Buqa,  mbeten krenaria kombëtare ,kurrë  të paharruar që me pietet përkujtohen; Nebih,Ymer dhe Enver Buqa dëshmor të kombit. Sot, e 22 vite më parë në lagjen“Arbana” ishte   krenaria e madhe  familjes Buqa , kur  me luftën qëndrimin e tyre ;Nebih e Ymer Buqa, ranë në altarin e lirisë duke u bë fli për  idealin e atdhetar që ishte të ruhet  qoftë edhe me jetë pragu i shtëpisë , si amanet  i hershëm   shqiptar e  i provuar edhe nga Ahmet Delia e i përcjellur  në  këtë lagje  të  Prizrenit si amanet atdhetar.

Ata që për asnjë kusht nuk deshën ta lënë pragun e shtëpisë  që në shtëpitë tona të shkel armiku shekullor i këtyre trojeve, Ata  u martirizuan sepse ishin lag pamës dhe të  vetëdijshëm se liria po agonte. Andaj , ata  vunë si bazament të fuqishëm gjakun dhe jetën e tyre. Përderisa po sot, me përkushtim të idealit dhe atdhetarit po në këtë familje atdhetare u përkujtua dëshmori i kombit Enver Buqa ai që me uniformë e  UÇK-së  u solidarizua që nga krismat e para dhe ftesa e komandantit legjendar Adem Jashari për të mbetur edhe pushka e lirisë  bashkë me amanetin komandantit legjendar.

Familja Buqa i dha Kosovës  tre burra  e Nebiu me dy bijtë e tij u bë shembull i atyre burrave që  për atdhe e për Kosovë  nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut. Enveri si ushtar i uniformuar e i dalluar në shumë  beteja të njëpasnjëshme në fronte lirie dhe emrat e  këtyre  dëshmorëve  të  familjes Buqa, do të kujtohen përgjithmonë nga ne që tani po e gëzojmë lirinë e Kosovës, vetë rapsodët  e popullit; Hamit  Katrati e Përparim Brati i këndojnë kësaj lavdive të Nebih Buqes me dy djem. Lavdia e këtyre burrave  të lirisë tani më ka hyrë në  eposin pathyer të kombit që  vigjilon ndër shekuj.

Prandaj  ata sot me rastin 22 vjetorit të pavdekësisë edhe njëherë  përkujtohen  së pari të nderohet  vizion i i tyre dhe  po kështu të nderohet gjaku për liri  ta këtë vlerën  ashtu siç e  njeh bota se ata  nuk vdesin derisa të këtë jetë mbi këtë tokë.   /qendrapress.com/   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *