Gjaku i dëshmorëve është bazamenti i lirisë së sotme pohon kryetari Haskuka në homazhe tek varrezat e dëshmorëve
Aktivitetet e sotme të ditës së pavarësisë sot, kanë filluar me homazhe tek Dëshmorët në Landovicë. Ku pos familjeve të dëshmorëve ishin edhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta të cilët me këtë rast bënë homazhe dhe vendosen lule të freskëta . Pas kësaj i pari i komunës Mytaher Haskuka tha se falë gjakut të dëshmorëve dhe luftës se lavdishme te UÇK-së ne sot po gëzojmë shtetësinë e Kosovës dhe do ti përkujtojmë gjithmonë dhe te gjithë së bashku duhet të punojmë për shtetin për te ardhmen e fëmijëve tanë. Gjaku i dëshmorëve është bazamanet i lirisë që sot po e gëzojmë
Është një ditë e veçantë për qytetaret e Republikës dhe njehkohkosisht ditë e veçantë për veteranët dhe invalidët e luftës dhe fale mundit dhe sakrificës së tyre të dëshmorëve sot frymojmë lirshëm tha sekretari I OVL Isa Berisha .Kurse kryetari I KBI -se Besim Berisha tha se jemi këtu për ti nderuar dëshmorët e kombit të cilët dhanë me të shtrenjtën jetën e tyre për ta gëzuar në këtë liri që e kemi sot dhe për ti nderuar këto familje që dhanë bijtë e tyre për këtë ditë
Sot në homazhe ishin shumë përfaqësues dhe të gjithë pa dallim të subjekteve politike ishin edhe përfaqësues të FSK, Policisë dhe institucioneve të Kosovës .