Gjashtë të lënduar në aksident në Has të Prizrenit, një në gjendje më të rëndë 
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kojushë e Hasit. Një nga të lënduarit është në gjendje më serioze.Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.Bytyqi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura. Ai theksoi se të lënduarit po marrin trajtim në spital.