Gjatë javës fillon vaksinimi në Kosovë

0

Në mbrëmjen e 28 marsit, në Kosovë arritën dozat e para të vaksinës kundër coronavirusit. Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Fillimisht do të vaksinohen punëtorët e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare.Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, një aeroplan i kompanisë, Turkish Airlines, solli dozat e vaksinës, të cilat kanë ardhur nga Amsterdami përmes Stambollit.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se arritja e këtij kontigjenti do të mundësojë shpëtimin e jetës së njerëzve.“Është ky një kontingjent i vogël, por që ngjallë shpresë të madhe në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetës së njerëzve, sidomos të personelit tonë shëndetësorë dhe grupeve popullsisë në rrezik”, tha Kurti.Ai tha se Kosova ka humbur kohë shumë për sigurimin e vaksinave, por shtojë se tani duhet të vepruar dhe sipas tij “vaksinimi duhet të fillojë menjëherë” dhe pa vonesa.“Vendi ynë është i vogël dhe varfër andaj edhe ka nevojë për mbështetje të madhe dhe solidaritet nga të gjithë, e sidomos nga miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilët edhe janë donatorët kryesorë të aleancës GAVI COVAX”, shtoi Kurti.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se Kosova tani fillon fazën e re të luftës kundër pandemisë, përmes nisjes së vaksinimit.“Edhe pse vaksinimi po fillon, nuk do të thotë se kësaj pandemie po i vjen fundi”, tha Vitia, duke kërkuar që të vazhdohen të respektohen masat kundër coronavirusit siç është mbajtja e maskës, e distancës dhe e higjienës personale.“Gjatë kësaj kohe kemi filluar takimet më të gjitha institucionet shëndetësore, organizatat relevante dhe partnerët ndërkombëtarë, për të diskutuar rreth gjendjes në të cilën jemi dhe vendimet e shpejta që ne duhet t’i marrim. Ne tashmë kemi filluar punën intensive për të siguruar dozat e radhës të vaksinës, siç është komunikuar gjatë ditës se djeshme (e shtunë), Ballkani Perëndimor do të përfitojë nga Bashkimi Evropian edhe 650 mijë doza të vaksinës (së kompanisë amerikane) Pfizer”, tha Vitia.

I pranishëm në ceremoninë e pritjes së këtij kontigjenti të vaksinave, në aeroportin “Adem Jashari” ishte edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett. Ai, përmes një postimi në Twitter tha se SHBA-ja është krenare që është kontribuese e programit COVAX

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *