Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajoni i Hasit ishte aty ku shkruhej historia. pohon.R.HARADINAJ

Kontributi i tyre kulmoi me Brigadën 126 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte në ballë të betejave deri në ditën e fitores.
Sot, në Lugishtë të Hasit, së bashku me Shejh Xhemajliun, familjarë dhe bashkëluftëtarë, nderuam me respekt të thellë heroizmin e 14 dëshmorëve dhe kujtimin e 40 martirëve. Trimat e kësaj ane luftuan fyt për fyt me armikun, duke i dhënë goditjet e fundit para kapitullimit. Në shenjë hakmarrjeje, forcat shtetërore serbe ushtruan terror të egër mbi popullatën civile, duke ekzekutuar mizorisht mbi 40 shqiptarë, shumica të rinj. Vendi dhe njerëzit e përzgjedhur nuk ishin rastësi. Aty u godit me qëllim, për të thyer shpirtin e rezistencës. Sot e asaj dite, autorët e kësaj masakre ende nuk janë vënë para drejtësisë.
Po ashtu, në 11-vjetorin e shkuarjes në përjetësi kujtojmë, Safet Gashin, mësuesin që u bë strateg lufte, dhe udhëhoqi me Brigadën 126 të UÇK-së në shumë beteja të lavdishme.
Në përvjetorin e 27-të kujtojmë masakrën e Llashticës së Gjilanit dhe nderojmë 26 martirët e rënë nga 13 prilli deri më 30 prill të vitit 1999.
Gjithashtu, në fshatin Studenicë të Istogut, muaji prill sjell kujtime të dhimbshme për 9 shqiptarë të vrarë në mënyrën më barbare nga regjimi kriminal serb. 8 anëtarë të familjes Lipaj dhe një nga familja Zeqiraj. Në të njëjtën ditë, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, forcat serbe ekzekutuan shtatë anëtarë të familjes Zeka dhe dy të familjes Hoxha.