Gjatë pesë ditëve të ardhshme, mot me shi dhe borë

0

                Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve mbi vendin tonë do të mbretëroj situatë e paqëndrueshme meteorologjike, njofton Insajderi. Në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien, do të vazhdojnë edhe gjatë natës së dielës, por nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar.

“Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *