Gjenden mbetje mortore në Prizren, punëtori që gërmonte flet për rastin

                     Në varrezat e Prizrenit dje janë gjetur mbetje mortore, të mbështjella me rroba dhe batanije, të cilat dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.Punëtorët e kompanisë “Ekoregjioni”, ndalën punën në gjysmë teksa po gërmonin, sepse hasën në diçka të fortë dhe të pazakontë. Ishin eshtrat e gjetura, të cilat duhet të ekzaminohen për të parë se të kujt janë.Ngjarjen për T7 e ka rrëfyer një punëtor i kompanisë.“Ora ka qenë 08:30, kur kemi filluar me hapë varrin. Kur kemi shku me një thellësi rreth 80 centimetra, kem hasë në një kufomë, e cila ka qenë e mbështjellë me rroba dhe batanije. Gjithashtu e ka pasë një qese të llastikut që gjatë luftës i mbështjellshin me to. Në atë moment i kemi thirrë policinë dhe hetimet janë marrë ata”, ka thënë ai.