GJENDET 26 VJEÇARJA E ZHDUKUR NGA SKENDERAJ – NË GJENDJE JO TË MIRË
26-vjeçarja Egzona Ferati, e cila ishte raportuar se është zhdukur ditë më parë, është gjetur por jo në gjendje të mirë shëndetësore, njofton Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar, humanisti i njohur dhe personi që ka shërbyer në gjetjen e shumë qytetarëve të humbur në Kosovë, Ridvan Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Egzona u gjet jo edhe në gjendje të mirë. Gjallë dhe e ligësht me shëndet”, ka shkruar Tahiri.
E reja nga Skenderaj ishte zhdukur para tetë ditëve, ndërsa deri më tani nuk është ditur asgjë për vendndodhjen e saj