Gjendet e vdekur një grua në Obiliq, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.Sipas policisë, ajo ishte gjetur pa shenja jete dje në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti duke u hetuar.
“Fsh. Dardhishtë, Obiliq 24.01.2024 – 13:00. Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/