Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person në Fushë Kosovë
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2020/12/policia-e-kosoves-naten.png)
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë. Policia e Kosovë në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë.