Gjendet i vdekur një 60 vjeçar në Prishtinë
pa shenje jete është gjetur sot pasdite në Rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç”, deklaroi ai.Tutje, Borovci tha se rastin po hetohet si vdekje e dyshimtë.“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, bëri të ditur Borovci.