Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, policia po e heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri i cili thuhet se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, të dielën pas orës 17:00.
“Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.