Gjendet i vdekur një person në lumin e Klinës

vdekje-e-dyshimte-ne-skenderaj-viktima-gjendet-i-vetem-ne-pyll-768x515-1

                                Një person është gjetur i vdekur këtë të martë në lumin “Drini i Bardh” në Klinë .Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Ai tha se policia është njoftuar në orët e pasdites nga një qytetar që po peshkonte në këtë lum se ka gjetur një trup të pajetë, dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. “Policia dhe mjeku kujdestar menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, deklaroi Gashi, duke mos dhënë më shumë detaje pasi tha se hetimet janë duke vazhduar.