Gjendet i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri

0

      Një person është gjetur i vdekur në një pusetë në oborrin e tij në Vushtrri.Për përmbysjen e tij në pusetë, është raportuar në polici nga një familjare e të ndjerit.Pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku edhe vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar.Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion“Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *