Gjendet i vdekur një polic në Pejë, dyshohet se kreu vetëvrasje

0

Një zyrtar gjatë ditës së sotme dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Pejë.Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës.“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës për Reporteri.net.

Ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer procedurat e nevojshme.“Menjëherë njësiti policor ka shkuar ne lokacion si dhe janë informuar edhe njësitet tjera relevante për të kryer procedurat tjera te nevojshme, ku pas kryerjes se ketyre procedurave do te njoftoheni për detaje tjera”, ka thënë ai.Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se viktima është Esat Sejfiq nga komuniteti boshnjak dhe ka punuar në objektin e Patriarkanës në Pejë, ku dyshohet se edhe ka kryer vetëvrasjen.Edhe nga Prokuroria e Pejës e kanë konfirmuar rastin për Reporteri.net.Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë ka thënë se një polic dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *