Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar si i zhdukur ditë më parë

0

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Milloshevë të Obiliqit, njofton Insajderi.Viktima është gjetur të premten, rreth orës 17:00.Policia njofton se i njëjti ishte raportuar si person i zhdukur me 09.02.2021 në Vushtrri.“Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë, kishte hasur në një person të shtrirë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët trupi të pajetë.  Viktima është raportuar si person i zhdukur me 09.02.2021 në Vushtrri”, thuhet në raportin e policisë.Me vendim të prokurorit, trupi pajetë është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *