Gjendet një 21-vjeçar pa shenja jete në Mitrovicë
Një 21 vjeçar të dielën u gjet pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti. Viktima ishte raportuar i zhdukur nga data 28 dhjetor. “Viktima i rastit “vdekje e dyshimtë” i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është inidentifikuar sot; H. B. 21 vjeçar, nga Klina. I njëjti ishte raportuar nga familjarët e tijë i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022 në Klinë”, tha Zaiti.