GJENDET NJË PERSON I VDEKUR NË LAGJEN MATI NË PRISHTINË

0

Një person është gjetur pa shenja jete sot në lagjen Mati në Prishtinë, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, teksa thuhet se po punohet në zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarime të mëtejshme të rastit, përfundon raporti i policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *