Gjendet një trup i pajetë breg Drinit të bardh në Rugovë, supozohet të jetë Arban Hisari

Gjendet një trup i pajetë breg Drinit të bardh në Rugovë, supozohet të jetë Arban Hisari

                  Pas disa ditësh  kërkimesh nga  ana e Policisë se  Kosovës , FSK-së dhe  zhytësve ,sipas  zëdhënësit të Policisë  Rajonale në  Prizren togerit Shaqir Bytyçi, sot, me 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës se fshatit Rugovë . Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kane dalë në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë. Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI, DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur. Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.’’pohon togeri Bytyçi,

            Me datë 24 Dhjetor 2024 nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.

Personi Arban (Dashnor ) Hisari i lindur me datë 05.06.1998 nga Prizreni, është larguar nga shtëpia me datë 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet se ku gjendet. Policia në bashkëpunim edhe me familjen e tij kanë kërkuar personin e zhdukur në vende dhe lokacione të ndryshme, megjithatë peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë ishte  njoftim i policisë së Kosovës../www.QendraPress.com/