Gjendet pa shenja jete në person në Prizren
Njoftimi i policisë sot bënë më dije se një person pa shenja është gjetur ditën e premte në Prizren.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina”. “Policia ka pranuar një informatë nga urgjenca se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në njoftimin e policisë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti është duke u hetuar. Rastet e këtilla në Prizren janë shtuar dukshëm brenda kësaj jave është rasti i tretë./www.QendraPress.com/