Gjendet pa shenja jete një burrë në lokalin
Një burrë është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij dje në Dragash.Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.