Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Reçan të Prizrenit.Policia njofton se një dëshmitar ka raportuar se nuk e ka parë viktimën që dy ditë dhe më pas bashkë me disa fqinjë e kanë hapur derën dhe e kanë parë pa shenja jete.Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion

Njoftimi i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Fsh. Reçan, Prizren 18.02.2023 – 19:10. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e saj që dy ditë nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete. Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.