Gjendet pa shenja jete një person në Dragash
Në Dragash, të mërkurën rreth orës 07:50, një person është gjetur pa shenja jete,Njofton policia.
Siç bën të ditur Policia, njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, njofton Policia.
Rasti po trajtohet si vdekje natyrale./