Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë
Një person pa shenja jete është gjetur ditën e hënë në Gjakovë. Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 14:35, transmeton Telegrafi.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij nga vëllai i tij, dëshmitari mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, bëhet e ditur në njoftim.Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.