Gjendet pa shenja jete një person në lagjen Velania në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:35 në lagjen Velania në Prishtinë, ku është gjetur pa shenja jete një person, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person në rrugën ‘Emrush Miftari’ dyshohej se ishte në rrezik për jetën. Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërkohë trupi i pajetë është dëguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion .Sinjali mëson se i ndjeri nuk i është lajmëruar qe një kohë të gjatë familjarëve të tij e as pronarit të shtëpisë ku jetonte me qira. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Gazeta Sinjali ka provuar të marrë informacione nga Policia, por që të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje. /GazetaSinjali/