Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Kjo u bë e ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se policia ka pranuar informatën se viktima është gjetur i alivanosur por që më pas ekipi emergjent e ka konstatuar vdekjen e tij.“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, u shpreh Ahmeti. Ndërsa policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen. “Po vazhdojmë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, deklaroi Ahmeti.