Gjendja aktuale e furnizimit me ujë si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike,njofton Hidroregjioni-jugor

Ju njoftojmë se si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike të ditëve të fundit, në të tri njësitë operative të Kompanisë (Prizren, Suharekë dhe Malishevë) është evidentuar rritje e konsiderueshme e turbullirës në burimet e furnizimit me ujë të pijshëm, me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe sigurinë e furnizimit.
Gjendja aktuale sipas njësive operative:
Njësia Operative Prizren: Ka përmirësim te gjendjes se kualitetit te ujit ne burime. Edhe pse gjendja e turbullitetit ende nuk eshte ne standartet e lejuar. Gradualisht kemi filluar te lëshohen ne rrjetin e furnizimit.
Apelojme qe konsumatorët të mos shfrytëzojnë ujin per pije por vetëm per nevoja sanitare, deri ne njoftimin e radhës.
Njësia Operative Suharekë: Gjendja rezulton stabile përveç fshatrave Studençan dhe Doberdelan.
Njësia Operative Malishevë: Edhe pse ka rënie te nivelit te ujerave, burimet vazhdojnë te jene ende te ndotura. Kompania eshte duke bere pastrimin e burimeve.
Njësia Operative Dragash: Vazhdone te jete stabile.
Për çdo zhvillim të ri, Konsumatoret do të njoftohet me kohë.
7 Dhjetor 2026