Gjendja e dy të plagosurve në Dragash është stabile
Gjendja e dy personave që u plagosën nga një zyrtar policor në fshatin Glloboqicë të Dragashit është stabile.
Këtë e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti, ku edhe të plagosurit janë duke u trajtuar.
“Rreth orës 17:40 në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë pranuar dy të plagosur me armë zjarri. Pasi janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Emergjencë pacientët në konsultim me kirurgun kujdestar, përkatësisht ortopedin, janë pranuar për tretman të mëtutjeshëm në spital. Trajtimi i tyre ende vazhdon në repartet përkatëse”.
“Njëri prej pacientëve i ka plagët në regjionin e barkut, derisa tjetri në regjionin e kofshës së djathtë”.
Ai ka konfirmuar se të dy të plagosurit i janë nënshtruar operimeve dhe tani janë në gjendje stabile.