Gjendja e rrugëve që çojnë në pikat kufitare, shumica të kalueshme

          Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar lidhur me gjendjen e rrugëve që çojnë në pikat kufitare.Shumica e rrugëve që çojnë në pikat kufitare janë të kalueshme, gjersa magjistralja Prishtinë-Mutivodë është e kalueshme, por me vështirësi. Po ashtu në rrugën Prishtinë-Mutivodë raportohet edhe për mjegull.QKMK njofton se edhe rruga Pejë-Kullë është e kalueshme, Prishtinë-Merdar po ashtu e kalueshme, Gjilan-Dheu i Bardhë e kalueshme.