Gjendje e qetë dhe pa rrezik për vatra zjarri në Kosovë

0

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka bërë të ditur nga raportet e sotme të qendrave operative emergjente 112 të orës 19.00, në të gjithë territorin e Kosovës gjendja pas të reshurave të shiut paraqitet e qetë dhe pa rrezik për vatra zjarri.Nehat Koqinaj, zëdhënës i kësaj agjencie, ka bërë të ditur për KosovaPress njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit në të gjithë vendin janë në monitorim të situatës dhe gatishmërisë për reagim eventual.“Qendrat Operative Emergjente 112 në gjashtë rajonet e Kosovës përcjellin situatën 24/7 dhe koordinojnë ndihmën autoriteteve lokale në rast kërkese për ndihme nga niveli qendror”, ka thënë ai.Ndryshe, numri emergjent për raportim nga ana e qytetarëve është 112 pa pagesë dhe është në dispozicion 24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *