Gjendje e qetë në pikat kufitare, nuk raportohet për kolona të gjata

0

Pavarësisht se tashmë ka nisur sezoni i verës e bashkë me të edhe pushimet, gjendja në pikë kalimet kufitare në Kosovë duket të jetë e qetë.Ndonëse tashmë kanë filluar të vijnë në atdhe edhe bashkatdhetarët nga vendet e ndryshme të Evropës, në pikat kufitare nuk raportohet për kolona të gjata.Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluks më i madh i veturave vërehet në hyrje të Vërmicës.Në raportin e kësaj qendre thuhet se kolona në hyrje të Vërmicës është e gjatë 150 metra, kurse pritjet janë 10 deri në 15 minuta.Ndërkaq gjendja në pikat tjera kufitare është e qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *