Gjendje e rënduar në spitalin e Prizrenit, pohon Dr.Avdaj
Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Rajonal në Prizren, Dr Afrim Avdaj, pohon se sa I përket të infetuarëve në COVID 19, është mjaft shqetësuese dhe ai me këtë rast ka kërkuar që sa më parë të formohet një formë e unifikimit shtetëror të një komisioni emergjent mbarëkombëtar e shtetëror sepse gjendja është mjaft alarmante jo vetëm në Prizren e Kosovë , por edhe në gjithë Rajonin e më gjërë”.
Ai me këtë rast tha se sot janë të shtrirë në repartin përkatës 88 pacientë ku 62 prej tyre janë më oksigjenterapi. 10 me mjekim intenziv. Shtatë janë në pritje të paraintubimit dhe 2 prej tyre janë me gjendje të rëndë të intubuar.” I ka thëne Dr Avdaj per Rtv “Besa”.
Ai me këtë rast ka apeluar që sa më parë të bëhet një unifikim i forcave shëndetësore dhe politike që të tejklohet kjo gjendje se përndryshe tashmë ata që kishin dyshime për mosegzistimin e virusit nuk qëndron se ne kemi vdekje të shtuara dhe raste të shumta ka thëne per Rtv “Besa”,dr Afrim Avdaj drejtor I përgjthshëm spitalit rajonal