Gjeneral Berisha : Presidenti kroat është ofruar të jetë garant në Speciale për Thaçin dhe të tjerët
Ish-pjesëtari gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, ka deklaruar se Presidenti i Kroacisë është ofruar për të qenë “garanci” para Gjykatës Speciale për mbrojtjen e përkohshme në liri të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhomat e Specializuara të premten refuzuan kërkesën e avokatëve mbrojtës të Hashim Thaçi dhe të tjerëve që të mbrohen në liri. Por, Specialja nuk përjashtoi që kjo të ndodhë në rast se një shtet i tretë garanton.”Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje” – ka deklaruar Berisha në ATV.