Gjeneral Qehaja-luftën e ka fituar UÇK-ja,si profesionist mos serviloseni para kryeministrit që po do me i frikësuar qytetarët me luftën.-Shkruan Kastriot  Frengi

   Kur kryeministri Albin Kurti tani më  ka filluar ta përmend disa herë luftën. Kjo tek shumica e qytetarëve  po i ngjanë  një  frike  jo me bazë  , por   për ta tërhequr  vëmendjen e qytetarëve, karshi disa dështimeve madhorë që ka  si qeveri. Mirëpo për fat të keq   të thuash se tani  në ‘’Bota sot’’ u mundua  kinse  ti argumentojë  këto thënie  të kryeministrit Kurti edhe  gjeneral Ramadan Qehaja,  i cili  ka thënë  ‘’ se Serbia ka për qëllim të bëjë një sulm të shpejtë në pjesën veriore të Kosovës. Ai nuk e përjashton mundësinë që sulmet të kenë synim futjen e frikës ndaj qytetarëve dhe destabilizimin e veriut, por edhe matjen e pulsit se sa është në gjendje Kosova t’i kundërpërgjigjet sulmeve të tyre.:Mirëpo ne  i themi Gjeneral Qehaja-luftën e ka fituar UÇK-ja,si profesionist mos serviloseni para kryeministrit që po do me i frikësuar qytetarët me luftën. Ju  kryeministri e gjithë të tjerët keni pas  rastin që në luftën e UÇK-së të dëshmoheni. Prandaj harrojeni këtë frikë të kotë sepse tashëm Kosova ka një ‘’Bondstil’’ e kjo është ajo deviza e sigurisë. Mirëpo, mos mundoheni të serviloseni para askujt e as para kryeministrit se fjala publike herdokur gjykohet dhe…Ju dhe të  gjithë ata që frikësohen   nga lufta, harrojeni, për bëhuni bashkë e mbrojeni vlerat e luftës   e duke mbrojtur ato vlera që tash për fat të keq  padrejtësisht po mbahen në Hagë  do të mbroni lirinë  e këtij vendim që i solli gjaku  e lufta e dëshmorëve dhe çlirimtarëve  me aleatin NATO. Lufta  ishte  dhe  fitoi UÇK-ja  këtë tash  e dijë  gjithë  bota   /.qenderapress.com/