Gjenerali amerikan, Wesley Clark do ta vizitojë Kosovën

0

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, së shpejti do të vizitojë Kosovën, ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton Insajderi.Mehaj përmes një postimi në Facebook, njoftoi të premten se ka zhvilluar takim online me Clark, ku dhe e ka ftuar për ta vizituar Kosovën.“Gjeneralin Clark e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK, të cilën ma konfirmoi me kënaqësi, vizitë kjo që do të realizohet së shpejti”, ka njoftuar Mehaj.Ai tutje është shprehur se Gjeneral Clark i ka shprehur vullnetin e plotë për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike.“Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështes me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *