Gjenerali Clark sot në Kosovë, kjo është agjenda e vizitës
Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, sot në Kosovë do të vijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.
Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për media.Agjenda e gjeneralit Clark do të jetë si në vijim: Takim me Ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shwarz.Takim me Kryeministrin zotin Albin Kurti.Takim me Presidenten zonjën Vjosa Osmani.Takim me Kryetarin e Parlamentit zotin Glauk Konjufca