Gjenerali i pensionuar Qehaja: Duhet të kemi kujdes, mund të përsëritet rasti “Panda”
Gjenerali i pensionuar i çështjeve ushtarake dhe sigurisë Ramadan Qehaja, tha se duke i njohur nga afër serbët mundësia për ripërsëritje të ngjarjeve të 24 shtatorit është e madhe sepse sipas tij ata nuk ndalen dhe humbjet mundohen t’i kthejnë në fitore.
“Fillimisht duhet theksuar se serbët kanë përgatitur në mënyrë sekrete sulmin terrorist ne brendi te territorit tone dhe dihet cka ndodhi pastaj pati humbje njerëzore u vra polici jonë dhe u plagosën policët tanë pastaj u vranë 3 sulmues serb ka pasë shkëmbim zjarri dhe rrezikshmëria ishte e madhe pra qëllimi i tyre ishte që të marrin objektet dominante deri ne lumin iber dhe ta shpallin autonominë. Por për fat të mirë nuk ndodhi falë syqeltësisë së policisë tonë dhe nuk erdhi deri te më e keqja ndërsa duke i ditur mirë palën serbe, sepse jam shkolluar dhe kam punuar me ta ata nuk do të ndalen me kaq sepse ka zëra që thonë se serbet pas kësaj humbje që ata kurrë nuk e pranojnë humbjen dhe tentojnë qe humbjen ta kthejnë në dobi të tyre tash pason gjetja te një modusi apo forme tjetër të organiziimit të rezistencës së armatosur për territorin tonë dhe serbët janë duke punuar me të madhe dhe si si do të ndodhë kjo atë herë mund të bëhet me disa varianta”, tha ai.
Gjithashtu, Qehaja ka kujtuar rastin “Panda” duke mos anashkaluar mundësinë që serbët ta ripërsërisin një gjë të tillë për ta fajësuar policinë e Kosovës kështu duke krijuar një konflikt të ri në Kosovë
“por unë kujtoj që prej detashimit të mjeteve në brendi të territorit tonë dhe duke i pasur ato në një gatishmëri për përkrahjen e forcave të reja që duhet të hyjnë në territorin tonë dhe të krijojnë një territor të lirë e deri te sipas mendimit tim ekziston mundësia e vrasjes së qytetarëve tanë për tua lënë fajin policisë sonë si në rastin “Panda” dhe nuk duhet harruar ai rast dhe forma të tjera pra me një formë rreziku për përsëritje të situatës ende ekziston dhe duhet të ketë kontrolle rigoroze të kufirit dhe territorit në brendi…” shtoi ai./RTV21