Gjermania e para për investime direkte në Kosovë
Shteti i Gjermanisë vazhdon të mbajë primatin sa i përket investimeve direkte në Kosovë.
Kjo gjë u bë e ditur përmes një publikimi nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, bazuar në buletinin e rregullt mujor të Bankës Qendrore në Kosovë, për muajin shtator të këtij viti.
https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=93813337&v=2.1&guid=c34246bf9d174e17bc37bdd16e3f00dc4619543c7f9544f2984a6f75551bfb68 Ndër të tjerash u tha se Gjermania vazhdon të jetë një prej shteteve më të rëndësishme për Kosovën, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe si atdheu i dytë i shtetasve kosovarë në këtë vend.
Publikimi i plotë, pa ndërhyrje:
Gjermania mban vendin e parë me investime direkte në Kosovë!
Në buletinin e rregullt mujor të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin shtator 2020, Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të Investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës.
Gjermania vazhdon të jetë një prej shteteve më të rendesishme për Kosovën jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe si atdheu i dytë i shtetasve tanë të cilët përnga numri janë më së shumti në këtë shtet.