Gjermania e vazhdon mbylljen deri në fund të muajit

0

Gjermania ka vendosur ta vazhdojë mbylljen deri në fund të muajit dhe ka prezantuar masa të reja kufizuese në tentim për të parandaluar përhapjen e infeksionit, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel të martën, shkruan agjencia Reuters.


“Ne duhet të kufizojmë në mënyrë më strikte kontaktet…Kërkojmë nga gjithë qytetarët të kufizojnë kontaktet absolutisht në minimum”, ka thënë Merkel, pas një takimi me liderët e 16 shteteve federale gjermane.

Rregullat e reja kufizojnë për herë të parë udhëtimet joesenciale për banorët e zonave të goditura rëndë në gjithë Gjermaninë.

Kufizohet lëvizja e tyre në një rreze 15 kilometra në qytete dhe qarqe ku shifrat e rasteve të reja me koronavirus janë mbi 200 për 100 mijë banorë gjatë shtatë ditëve.

Anëtarët e një familje do të lejohen të takohen vetëm me një person tjetër në publik. Krahasuar me rregullat aktuale ku tubimet në publik limitohen në pesë nga dy familje.

Si në shumë shtete tjera evropiane, Gjermania po e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll valën e dytë të koronavirusit.

Shitoret dhe restorantet do të mbesin të mbyllura deri në fund të janarit. Shkollat po ashtu do të mbesin të mbyllura, ku mësimi do të mbahet online, së paku deri në fund të luajit.

“Besoj se këto masa janë të jusitifkueshme, edhe nëse janë të vështira”, ka thënë Merkel.

Kancelarja ka thënë se ajo dhe liderët e 16 shteteve do t’i rishikojnë masat e reja më 25 janar.

Sot janë raportuar 944 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 11.897 raste të reja të infeksionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *