Gjuajtje me armë zjarri-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm Prizren,
Zëdhënësi i policisë në Prizren Vesel Gashi, njofton se policia në Prizren kishte pranuar një informacion për gjuajtje me armë zjarri në një lokal ku mbahej muzikë ”live” në fshatin Lubizhd të Prizrenit. Veprimet policore ishin të menjëhershme. Policia ka kontaktuar me dy punëtorë (dëshmitarë) të cilët kanë qen në lokal. Ata kanë deklaruar se një person ka hyrë me një armë automatike dhe kishte gjuajtur me të. Nuk kishte persona të lënduar përveç dëmeve materiale dhe i dyshuari ishte larguar. Hetuesit policorë dhe krim teknika në vendngjarjes kanë gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale: gjashtë (6) gëzhoja, dy (2) predha dhe dy (2) mbështjellës të predhave. Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori kujdestar me veprimet e ndërmarra. Personi i dyshuar është në kërkim. Rastin po e heton Sektori i Hetimeve të stacionit policor në Prizren./qenndrapress.com/