Gjuha shqetësuese e Kryeministrit. –Shkruan; Hisen BERISHA Deputet i Parlamentit

                   Në konferencën për media e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm,  lidhur me kapjen rob të policëve të Kosovës, përmes deklarimeve të tyre, deshmuan, se ky Kryeminister dhe shpura e tij qeverisëse, vijnë nga mendësi e filizofi tipike të sistemit politik bolshevik rus. Pretendimi i tij, se ” kufirin e ruan ushtria” tregon qartë se ky njeri nuk e ka synim ndërtimin e sistemit demokratik, i cili funksionon në Evropë e SHBA. Me këtë deshmoi se ky është produkt i filozofisë bolshevike ruse dhe jugonostalgjik, i cili u integrua në procesin politik, me vendim të “takimit të Brezovicës”, për të shty përpara projektin “lëvizja për Jugosllavinë/pokret za Jugosllaviju” me ekipin e padrinos së tij politik “jugosllavenët e bashkuar/ ujedinjeni jugoslaveni”. Gjatë viteve ’90, të organizuar në partinë e Mira Maroviç/Millisheviç, “JULI”. Në vitin 1997, e tutje vazhduan si “KAN” (Kosovo Action Network) me mision promovimin e bashkëjetesës në mes serbëve e shqiptarëve të sapo dalë nga lufta, nga viti 2004 si LVV, për të kundërshtuar e cilësuar si deshtime, me retorikë mashtruese e propagandë, çdo arritje në procesin politik që nga Rambujeja, deri te cilêsimi edhe i pavarêsisë si tradhti. Kjo e bënë tashmë të qartë se, cila është doktrina, filozofia politike dhe ideologjike me të cilën udhëhiqen këta. Kufijtë në demokraci nuk ruhen nga Ushtria. Ata sipas misionit të Forcës, fusha e misionit  “Mbrojtja e Integritetit Territorial”, mbrohen me forcën e armës, kur ndodh invazion ushrarak. Në demokraci dhe kushte të paqes, një shtet që synon integrimet demokratike, ekonomike, politike evropiane, është nëshkruese e marrëveshjeve ndërkombëtare, synon të jet pjesë e mekanizmave të sigurisë ndërkombëtare, kufijtë përgjatë gjithë vijes së gjelbërt, patrullohen nga njësitë kufitare të Policisë, (jo për të mbrojtur integritetin territorial) por,  për të parandaluar e ndaluar trafikimet kriminale, me karakter transnacional. Kurse, kalimet ndërkufitare, parimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave e shërbimeve  është rregulluar me marrëveshje ndërkombëtare si, MCA, dhe  Sistemi i Menaxhimit të Integruar të Kufirit – IBM. Pra, lider suprem, dëshmoi se Kosovën, të cilën me dekada po e ndërtojmë si shtet demokratik, po mundohet ta mbaj në errësirën e së kaluares komuniste, me doktrinat e tija udhëheqëse neokomuniste. Neokomunizmi i tijë është sot, rrezik me i madh për Kosovën, se mundësia e ndonjë sulmi nga Serbia fashiste, të cilën këta me qeverisjen, vendimmarrjen e politikat e tyre, po e kthejnë në Kosove, pas 24 vitesh liri, pavarësi e shtetndërtim të garantuar nga aleati ynë strategjik SHBA./www.qendrapress.com/